3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Bashkimi nuk dorëzohet – ngushton serinë dhe mbetet në garë për titull

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren, në një super atmosferë, ku Bashkimi shënoi fitore ndaj Trepçës me rezultat 85:77 (13:23, 29:19, 17:18, 26:17).

Prizrenasit ngushtuan serinë finale në 3:2, raporton PrizrenPress.

Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në çerekun e parë krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 8:18, e më pas 11:21 dhe në fund 13:23, sa përfundoi kjo pjesë. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe në periudhën e dytë u kundërpërgjigjën fuqishëm, sidomos në fund, duke barazuar shifrat në 42:42, sa përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar nga të dy skuadrat, për çdo top në parket. Periudha e tretë ishte e baraspeshuar 17:8, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit ishin më të mirë sidomos në çastet e fundit, për të triumfuar 85:77.

Te vendasit u dalluan Valon Bunjaku me 15 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime dhe Mack Smith me 19 pikë e katër asistime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Michael Green me 23 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Të mërkurën seria zhvendoset në Mitrovicë, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Liria fiton dhe mban hapin me kreun

Liria shënoi fitore të rëndësishme 3:0 ndaj Vjosës në kuadër të Ligës së Parë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Përparim Thaçi" në Prizren. Pjesa...

“Nëse ke një mundësi për të shpresuar…” – Vargu i Lea Ypit në këngën e re të U2

Vokalisti i bendit legjendar U2, Bono, ka përmendur akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi gjatë prezantimit të projektit të ri muzikor “Days of Ash”. Në...

Pa pranga

Lajmet e Fundit