26.7 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025

Prizreni i rikthehet projektit për funksionalizimin e bibliotekës

Punimet për finalizimin e ndërtesës së re të Bibliotekës së Qytetit, afër ish-shkollës së Ryzhdije në Prizren kanë filluar të hënën.

Autoritetet komunale kanë theksuar se projekti në fjalë në të shkuarën është përballur me ngecje e pengesa, dhe kanë uruar që i njëjti të realizohet brenda një afati optimal kohor, në mënyrë që kjo hapësirë e re të shfrytëzohet nga lexuesit dhe komuniteti kulturor.

Kryetari Shaqir Totaj ka bërë të ditur se jetësimi i këtij projekti ka qenë njëra prej pikave më të rëndësishme të paraqitura në fushatën parazgjedhore.

“Por përtej asaj është nevojë e qytetit të Prizrenit, për shkak se përkundër zhvillimit të teknologjisë libri është burimi kryesor i dijes. Ka pasur ngecje, ka pasur pengesa, edhe derisa i kemi eliminuar ato, na është vonuar paksa projekti. Por sot jemi këtu, po përurojmë rifillimin e punimeve dhe jam i sigurt që brenda një afati kohor optimal, operatori ekonomik do ta rregulloj, dhe do të krijohet një ambient i këndshëm për gjithë lexuesit por edhe për ngjarje kulturore”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Ndërkaq drejtoresha e Bibliotekës së qytetit, Sahadete Sadikaj-Kukaj ka pohuar se Prizreni meriton të ketë një Bibliotekë me hapësira adekuate.

“Biblioteka është shumë e rëndësishme për një qytet, kështu që është shumë e mirëseardhur nëse shohim që diçka po ecën me hapat tutje për zhvillimin e Bibliotekës së Prizrenit. Prizreni meriton të ketë një bibliotekë adekuate dhe është më shumë se e nevojshme, pse jo”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa drejtori i Kulturës, Adem Morina ka sqaruar se projekti është tre vjeçar dhe se vlera e kontraktuar është mbi 1.4 milionë euro.

“Sa i përket implementimit të projektit është deri në prill të vitit 2027 që të përfundojnë të gjitha punimet. Ne urojmë që ndoshta të përfundojnë edhe më herët. Kurse sa i përket kostos, është një vlerë goxha e madhe prej 1.4 milionë euro dhe urojmë të jetë përfundimtare për funksionalizimin e Bibliotekës së qytetit”, është shprehur Morina, raporton Telegrafi.

 

Ndërtesa e re e Bibliotekës në Prizren në lagjen “Tabakhane” ka filluar të ndërtohet para afër një dekade. Mirëpo pas realizimit të punimeve të vrazhda, nuk ka pasur intervenime tjera. /Telegrafi/

Më Shumë

Tre të ndaluar dhe 5 aktakuza brenda një dite në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërmarrë disa veprime të rëndësishme procedurale në luftën kundër veprave penale. Sipas...

Fluks i madh në Morinë, 69 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri

Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga Kosova. Gjatë gjithë...

Lajmet e Fundit