15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Në Prizren u përkujtua 26 vjetori i operacionit ushtarak “Shigjeta”

Në ambientet e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, përmes një akademie përkujtimore u shënua 26-vjetori i operacionit ushtarak “Shigjeta”, një nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për çlirim.

Në këtë ngjarje përkujtimore morën pjesë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga beteja të ndryshme në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci, familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Ish-eprori i UÇK-së në operacionin “Shigjeta”, Rrahim Bekteshi, në fjalën e tij theksoi se nderimi i heronjve është një dëshmi e qartë se lufta për çlirim ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

“Respekti për dëshmorët është nderim për historinë tonë dhe përpjekjet shekullore për liri nga pushtimi serbo-sllav,” u shpreh ai.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi rëndësinë strategjike të operacionit, duke e cilësuar atë si një ndër momentet kyçe të historisë së UÇK-së.

“Operacioni ‘Shigjeta’ ka qenë dhe mbetet një nga aksionet më të lavdishme të rezistencës sonë ushtarake”, tha ai.

Deputetja Sala Jashari theksoi bashkëpunimin e ngushtë mes UÇK-së dhe NATO-s gjatë atyre ditëve të lavdishme, duke theksuar se qëllimi ishte i përbashkët – çlirimi i Kosovës nga regjimi serb.

“Operacioni ‘Shigjeta’ dhe ndërhyrja e NATO-s ecën paralelisht drejt të njëjtit qëllim: liria e Kosovës”, u shpreh ajo.

Ndërkaq, koloneli Ervin Shkaçan nga shoqata e veteranëve të luftës “Tigrat” të Kroacisë, i pranishëm në akademi, falënderoi organizatorët për nderimin e bashkëluftëtarëve dhe theksoi lidhjen e fortë mes popujve që ndanë të njëjtën përvojë në rrugën drejt lirisë.

Operacioni “Shigjeta”, i zhvilluar në rajonin e Pashtrikut, kishte për qëllim sigurimin e një fitore ushtarake strategjike dhe krijimin e kushteve për një ofensivë tokësore të përbashkët mes UÇK-së dhe forcave të NATO-s, në funksion të çlirimit të plotë të Kosovës nga regjimi serb./TV Prizreni/ 

Marketing

 

Më Shumë

Hasi në një mjet të pashpërthyer në Drenoc të Malishevës, njësitet e FSK-së e shpërthejnë në mënyrë të sigurt

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një mur të vjetër ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit...

Kurti kujton masakrën e Lubizhdës së Hasit: 27 vjet nga krimet e luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar sot 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, një nga krimet e rënda të kryera gjatë luftës...

Lajmet e Fundit