1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Nis projekti prej 2.5 milionë eurove për infrastrukturën në lagjen “2 Korriku” të Prizrenit

Punimet për rregullimin e infrastrukturës rrugore në lagjen “2 Korriku” në Prizren kanë filluar të martën me pjesëmarrjen e autoriteteve komunale dhe përfaqësuesve të komunitetit.

Ky investim kapital sipas zyrtarëve komunalë pritet që të përmirësojë kushtet për banorët, ngase parashihet rregullimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore dhe rrugëve bashkë me ndriçimin publik.

Marketing

Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar se lagjja “2 Korriku” ndonëse është lagje e madhe e qytetit deri më tani nuk ka pasur investime serioze, pavarësisht nevojave të kamotshme të banorëve.

“Sot, po fillojnë punimet në këtë lagje. Është një kontratë me vlerë serioze afër 2.5 milionë euro, ku përfshihet ndërtimi i shumë rrugëve, trotuareve, infrastrukturës nëntokësore. Në këtë mënyrë krijohen kushte më të mira për ngritjen e cilësisë së jetesës të banorëve të kësaj lagjeje”, ka thënë Totaj, raporton Telegrafi.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj ka shprehur besimin se pas jetësimit të projektit tre vjeçar të DSHP-së kjo lagje do të bëhet me infrastrukturë moderne.

Ndërsa përfaqësuesi i lagjes, njëherësh kuvendar nga radhët e PDK-së, Shkëlzen Kastrati ka bërë të ditur se projekti është planifikuar në fillim të këtij mandati qeverisës, dhe se i njëjti është vonuar shkaku i procedurave.

Sipas tij, ky do të jetë projekti më i madh i realizuar në këtë lagje, pasi infrastruktura do të rregullohet në disa rrugë të kësaj zone.

 

 

Më Shumë

Florian Iljazi ndahet nga Drini i Bardhë

Drini i Bardhë ka zyrtarizuar largimin e futbollistit Florian Iljazi, pas përfundimit të angazhimit të tij me ekipin. Iljazi do të vazhdojë karrierën në...

Vdes njëri nga të aksidentuarit e familjes nga Rahoveci që bëri aksident rrugës për Gjermani

Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7 janar 2026, në zonën e Waldshut-Tingen, pranë kufirit me Zvicrën, ku është përfshirë një...

Lajmet e Fundit