Prizreni hap thirrje për ndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet minoritare në nevojë

Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Prizrenit ka hapur thirrjen publike për ndarjen e subvencioneve dhe transfereve për persona fizikë, me qëllim furnizimin me pako ushqimore dhe higjienike për familjet skamnore nga radhët e komuniteteve minoritare.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mbështetje, mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në Zyrën për Komunitete dhe Kthim.

Sipas Komunës, dokumentet e nevojshme për aplikim janë: Kërkesa e palës (merret në Zyrën për Komunitete dhe Kthim); Kopje e dokumentit valid të identifikimit të Republikës së Kosovës; Certifikata e bashkësisë familjare (origjinal); Vërtetim nga zyra e punësimit për të rriturit mbi 18 vjeç (origjinal); Vendimi i pensionit invalidor ose i pensionit me aftësi të kufizuara (kopje); Raport nga mjeku me diagnozë për të sëmurin në familje (për sëmundje të rënda kronike, jo më i vjetër se 6 muaj – kopje); Vërtetimi ose kontrata e punës nga punëdhënësi; si dhe Dëshmi që vërteton statusin si nënë vetushqyese apo baba vetushqyes.

Thirrja publike do të jetë e hapur nga data 27.05.2025 deri më 27.06.2025./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Nisin përgatitjet për Karnavalin Golden Eagle në Suharekë, Muharremaj premton një organizim të paharrueshëm

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se kanë nisur përgatitjet për organizimin e Karnavalit Golden Eagle 2026, i cili...

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Lajmet e Fundit