15.6 C
Prizren
E premte, 17 Prill, 2026

Një vit i suksesshëm në Kardiologjinë Intervente të Spitalit të Prizrenit

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” u mbajt punëtoria me temën “Një vit rrugëtim në Shërbimin e Kardiologjisë Intervente – Progresi dhe Perspektivat”, që shënoi një hap të rëndësishëm në avancimin e kujdesit shëndetësor në rajon.

Në këtë aktivitet morën pjesë figura të rëndësishme nga institucione vendore e ndërkombëtare, përfshirë Ministrin e Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtoreshën Ekzekutive të spitalit, Dr. Narqize Arënliu-Hoxhaj, përfaqësues të Ambasadës së Luksemburgut, Institutit Kombëtar për Kardiokirurgji e Kardiologji Intervente (INCCI) nga Luksemburgu, si dhe ekspertë të fushës nga QKUK dhe spitali pritës.

t

Drejtuesja e spitalit, Dr. Arënliu-Hoxhaj, përmendi se prej hapjes së Shërbimit të Kardiologjisë Intervente në qershor të vitit 2024 janë kryer plot 698 koronografi dhe 253 stentime – shifra që dëshmojnë nevojën e madhe dhe përkushtimin profesional.

“Ky shërbim ka sjellë një ndryshim rrënjësor në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare, duke mundësuar procedura të avancuara pa pasur nevojë për largim nga rajoni”, tha ajo.

Ministri Vitia përgëzoi stafin mjekësor dhe menaxhmentin e spitalit për arritjet brenda vitit të parë dhe premtoi mbështetje të vazhdueshme për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në të gjitha rajonet.

“Kjo është një fitore e sistemit shëndetësor publik dhe rikthim i besimit të qytetarëve në institucionet tona”, tha ai.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Luksemburgut, Eric Dietz, vlerësoi bashkëpunimin ndërkombëtar që po sjell rezultate konkrete.

“Jemi krenarë që mbështesim këtë projekt, që deri tani ka shpëtuar qindra jetë”, tha ai.

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Ekspertët nga Luksemburgu dhe Kosova nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët për ngritjen e kapaciteteve të shërbimit, që tashmë operon me kujdes 24 orë në ditë, pesë ditë në javë, plus kujdestari gjatë fundjavave.

Në fund të ngjarjes, u ndanë mirënjohje për institucionet dhe individët që kanë kontribuar në funksionalizimin dhe avancimin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente, duke e vendosur Spitalin e Prizrenit si një shembull suksesi të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ky është 19-vjeçari nga Rahoveci që vdiq tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri 19-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Eferdinger” në...

Drita drejt finales, fiton gjysmëfinalen e parë ndaj New Basket

Drita e Gjilanit e ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të play off-it në Ligën e parë. Ekipi gjilanas triumfoi ndaj New Basketit, pas një...

Lajmet e Fundit