-5.3 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

KDTP-ja në Mamushë vendos të rikandidojë Abdylhadi Krasniqin për kryetar të komunës

Kuvendi i Degës së Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) në Mamushë ka vendosur që kryetari aktual i kësaj komune, Abdylhadi Krasniq, të rikandidojë për një mandat të ri në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të mbajtur të martën në mbrëmje, ku fillimisht u vlerësua puna dhe angazhimi i deritanishëm i kryetarit Krasniq. Pas diskutimeve, me shumicë votash, u miratua kandidatura e tij për garën zgjedhore si përfaqësues i KDTP-së.

“Abdylhadi Krasniq ka marrë përsipër përgjegjësinë për të përfaqësuar vlerat e partisë dhe pritshmëritë e qytetarëve të Mamushës. Ai është konsideruar sërish i denjë për këtë detyrë, falë përvojës dhe vizionit të tij për zhvillimin e komunës”, thuhet në njoftimin e degës së partisë.

Në një deklaratë pas nominimit, Krasniq ka falënderuar strukturat drejtuese të partisë dhe ekipin që i kanë besuar vizionit të tij.

“Kandidaturën time për Kryetar të Komunës së Mamushës e kam paraqitur me synimin për të vazhduar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe të denja për qytetarët tanë”, është shprehur ai.

Zgjedhjet komunale në Kosovë do të mbahen më 12 tetor. /Telegrafi/

Marketing

Më Shumë

Si erdhi deri te tragjedia e rëndë në Prizren, ku foshnja një vjeçare humbi jetën si pasojë e djegies së shtëpisë?

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Prizren. Për pasojë një fëmijë 1-vjeç vdiq, derisa tre të tjerë u dërguan për...

Fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve hasen në një vendvotim në Rahovec

Fletëvotime me shenja në hapësirat e numrave të kandidatëve, janë hasur në një vendvotim në Rahovec. Sipas raportimeve që kanë ardhur në adresë të gazetës...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit