Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë.

Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël të basketbollit 3×3.

Pas sfidave shumë interesante në grupe, e më pas në dy gjysmëfinale, në finale janë përballur Suhareka Boys dhe Team 04, raporton PrizrenPress.

Në një super finale, Suhareka Boys ka fituar me shifrat 14:12.

Suhareka Boys do të luajë në superfinalen që do të zhvillohet në Prishtinë, ku do të marrin pjesë kampionët e të gjitha qyteteve.

Ky projekt ishte në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën.

Ky është edicioni i dytë i kësaj gare./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Në breg të detit

Enver Sulaj Rëra djeg si flaka, si prush dashurie Mes ujit e tokës, ndjenjë përjetësie. Anijet po vijnë, ngadalë si gjithmonë Qetë-qetë si jeta, si ëndrra jonë. Po vijnë...

Lajmet e Fundit