8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe që shprehën ngushëllime gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi publik, ai ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e treguar nga familjarët, miqtë, kolegët dhe dashamirët.

“Dua të falënderoj secilin që mori pjesë në varrim të nanës dhe që erdhi për ngushëllime gjatë tri ditëve të kaluara”, ka shkruar Totaj, raporton PrizrenPress.

Ai theksoi se përkrahja e marrë ka ndihmuar në përballimin e dhimbjes.

“Të gjithë ju, familjarë, miq, shokë, kolegë e dashamirë na e keni lehtësuar përballjen me dhimbjen që shkaktoi humbja e nanës,” thuhet në mesazhin e tij.

Në fund, Totaj ka ndarë edhe një reflektim prekës për mungesën e nënës.

“Megjithatë jeta vazhdon, por kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas...

Suhareka Boys fitues në Alley Oop-in e radhës

Gara e radhës në Alley Oop është mbajtur të dielën në Suharekë. Në këtë garë shumë interesante kanë marrë pjesë shtatë ekipe, duke dhuruar spektakël...

Lajmet e Fundit