7.5 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

AAK: Abuzimet me lejet ndërtimore po rrezikojnë rendin urban dhe interesin publik në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka reaguar ashpër ndaj gjendjes në Komunën e Prizrenit, duke e cilësuar atë si shembull të qeverisjes së degraduar, të zhytur në skandale, shkelje të ligjit dhe korrupsion të thellë.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

“Komuna e Prizrenit është shndërruar në një ndër shkelëset më të mëdha të ligjit në nivel vendi, duke krijuar një katrahurë urbanistike dhe duke kthyer qytetin në parajsë për bizneset e lidhura me pushtetin”, thuhet në reagim të AAK-së.

“Zyrtarët komunalë që do të duhej të ishin në mbrojtje të ligjit dhe interesit publik, sot janë përfituesit më të mëdhenj të shkeljeve, duke e minuar thellë besimin e qytetarëve në institucionet lokale”.

AAK i referohet një hulumtimi të publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, ku janë evidentuar dhjetëra raste të dhënies së lejeve ndërtimore në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, me pasoja të drejtpërdrejta për rendin urban dhe interesin publik.

Sipas këtij subjekti politik, pushteti lokal në Prizren është kthyer në një instrument të një grupi të ngushtë interesi, që operon për përfitime personale dhe politike. Kjo, sipas tyre, është e papranueshme dhe kërkon reagim të menjëhershëm institucional.

“AAK-ja i bën thirrje Prokurorisë dhe institucioneve të drejtësisë që të veprojnë pa vonesë, duke sjellë para përgjegjësisë të gjithë ata që janë përfshirë në krim urbanistik dhe korrupsion të organizuar”.

“Prizreni meriton një qeverisje në shërbim të qytetarëve, të ndërtuar mbi parime të ligjshmërisë, transparencës dhe drejtësisë. Kjo situatë nuk mund të tolerohet më”./PrizrenPress.com/

Marketing

 

Më Shumë

Mori 14 mijë € kamatë, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Rahovec

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka  njoftuar se ndaj të pandehurit me inicialet M.I., ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve si...

Totaj vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, uron besimtarët për muajin e Ramazanit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, ka vizituar sot Këshilli i Bashkësisë Islame...

Pa pranga

Lajmet e Fundit