6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Dardanet U18 intensifikojnë stërvitjet në Prizren para EuroBasketit në Lituani

Përfaqësuesja U18 e vajzave të Kosovës në basketboll është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për pjesëmarrje në FIBA EuroBasket U18 – Divizioni B, që do të mbahet nga 4 deri më 13 korrik në Lituani, raportin PrizrenPress.

Stërvitjet po zhvillohen në qytetin e Prizrenit, ku basketbollistet e reja po stërviten dy herë në ditë nën mbikëqyrjen e stafit teknik të përzgjedhjes.

Kosova do të garojë në Grupin C, së bashku me kombëtaret e Bosnje Hercegovinës, Lituanisë, Ukrainës, Islandës dhe Azerbajxhanit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Gjeti një mjet shpërthyes duke punuar në një shtëpi në Rahovec, aktivizohet FSK-ja

Derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Rahovec, një qytetar ka hasur në një mjet shpërthyes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, me...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Lajmet e Fundit