13.9 C
Prizren
E shtunë, 20 Shtator, 2025

Nesër në Rahovec kujtohet poeti Xhevdet Bajraj

Nesër, më 22 qershor, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Kodrën e Gradishit, afër fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit, do të mbahet ora poetike-homazh “Kujtojmë poetin”, e organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, raporton PrizrenPress.

Ngjarja fillon në orën 19:00 dhe synon të nderojë jetën dhe veprën e poetit të njohur nga Rahoveci, i cili është një nga figurat më të veçanta të letërsisë bashkëkohore shqipe. Në aktivitet pritet të marrin pjesë familjarë, krijues letrarë, miq të poezisë dhe qytetarë të shumtë.

“Poeti Xhevdet Bajraj ka hyrë në botën poetike dhe çdo përvjetor i tij nxit poetët dhe artistët të krijojnë letërsi për Xhevdetin tonë”, thuhet në njoftimin e Klubit Letrar që mban emrin e tij.

Xhevdet Bajraj (1960–2022) ishte një nga poetët më të veçantë dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe bashkëkohore. I lindur në Rahovec, ai u evakuua përmes organizatës PEN International në Meksikë gjatë luftës në Kosovë. Atje arriti të ndërtojë një urë të fuqishme kulturore mes gjuhës amtare shqipe dhe botës hispanike. Poezia e tij, e përshkuar nga dhembja, malli, liria dhe njerëzorja, është përkthyer në disa gjuhë dhe ka lënë gjurmë të thella si në letërsinë e mërgatës, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.

Ora poetike-homazh është e hapur për publikun dhe konsiderohet një ndër ngjarjet më domethënëse kulturore në komunën e Rahovecit për këtë muaj./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Prizreni ende pa fitore në Ligën e Parë

Prizreni ka përfunduar javën e gjashtë në Raiffeisen Ligën e Parë pa asnjë fitore, duke regjistruar tre barazime dhe tri humbje. Starti i sezonit...

Lajmet e Fundit