Promovohet libri “Historia e Muzikës Rock ‘n’ Roll në Kosovë – Vitet ‘60”

Në një atmosferë të mbushur me emocion, kujtime dhe debat të frytshëm kulturor, u mbajt mbrëmë eventi i promovimit të librit “Historia e Muzikës Rock ‘n’ Roll në Kosovë – Vitet ‘60”, organizuar nga Qendra e Kulturës Alternative – Defy Them. Ky botim shënon një moment të rëndësishëm për dokumentimin e fillesave të muzikës rock në Kosovë, një segment shpesh i anashkaluar në historinë kulturore të vendit, raporton PrizrenPress.

Në qendër të ngjarjes ishin emra të njohur të skenës kulturore dhe akademike, të cilët morën pjesë në panelin diskutues: Liburn Jupolli, Arsim Canolli, Sheki Hoxha, Agim Berisha, Adora Limani, Tringa Sefedini dhe Enis Bytyqi. Moderimi u bë nga Arif Muharremi, i cili udhëhoqi bisedën me elegancë e thellësi.

Sipas organizatorëve, libri është rezultat i një pune kërkimore të përkushtuar dhe bashkëpunimi të ngushtë mes studiuesve e muzikantëve. Redaktorët Arsim Canolli dhe Liburn Jupolli kanë përmbledhur në këtë vepër një pasqyrë të gjerë të zhvillimit të muzikës rock në vitet ’60 në Kosovë, duke u mbështetur në kontributin e hulumtuesve Olisa Çekaj, Adora Limani, Afrim Visoka, Enis Bytyqi dhe Tringa Sefedini. Katalogu është shkruar nga Olisa Çekaj dhe Liburn Jupolli, ndërsa projekti është udhëhequr nga Kombëtar Uskana me koordinimin e Lira Blakajt dhe Ylber Havollit. Lektura është bërë nga Edita Pozhegu, ndërsa dizajni grafik mban firmën e Envinion.

Në njoftimin e Defy Them, falënderime të veçanta u adresuan edhe për kontribues të tjerë që ndihmuan në realizimin e projektit: Ilaz Aliu, Besim Tigani, Shpend Bajrami, Reshat Randobrava, Shkëlzen Belegu, Agim Berisha, Gjulian Bytyqi, Xhevdet Gashi, Sheki Hoxha, Luan Tashi, Menan Kiseri dhe Feim Kurhasani.

Botimi i librit është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Swiss Agency for Development and Cooperation – SDC, ndërsa është publikuar nga Qendra e Kulturës Alternative – Defy Them.

Libri tashmë është i qasshëm në hapësirat e Defy Them, ndërsa shumë shpejt do të jetë i disponueshëm edhe në libraritë lokale dhe online.

Ky projekt nuk është vetëm një kujtim i së kaluarës, por edhe një thirrje për ta ruajtur, dokumentuar dhe përkujtuar trashëgiminë kulturore të Kosovës përmes zërave të muzikës rock./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Lajmet e Fundit