22.1 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025

Apeli liron nga paraburgimi zyrtarin policor të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Avokati Blerim Mazreku ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe lëndim të rëndë trupor.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Sipas vendimit të 24 qershorit, Pulaj lëshohet të mbrohet në liri.

“Kur jemi te kufizimi i lirisë së lëvizjes së zyrtarëve policor, e veçanërisht paraburgimi i tyre, ju njoftojmë se është Aprovuar ankesa e paraqitur nga zyra jonë dhe është Anuluar vendimi i shkallës së parë – Gjykatës Themelore në Prizren dhe zyrtari policor Remzi Pulaj është liruar menjëherë”, ka shkruar avokati Blerim Mazreku.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren më 18 qershor të njëjtit ia kishte caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Prokuroria pati kwrkuar  caktimin e masës së paraburgimit, sipas të cilës ekziston dyshimi i bazuar se më 14 qershor 2025 rreth orës 21:35 në orën 21:35 në Prizren, tek një kafene, i dyshuari Remzi Pulaj si zyrtar policor, duke keqpërdorur autorizimet e tij, e ka keqtrajtuar personin tjetër, derisa ishte me një zyrtar tjetër policor gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Sipas Prokurorisë, të dëmtuarit S.F., i kanë shqiptuar gjobë të kundërvajtjes për shkak të parkimit të palejuar të veturës të cilën ia kanë vendosur tek xhami i veturës, e në ato momente ka dalë i dëmtuari i cili ka qenë brenda kafenesë, duke e hedhur gjobën e kundërvajtjes në tokë. Pas kësaj, thuhet se zyrtari policor Remzi Pulaj së bashku me kolegun e tij, duke e parë gjobën e hedhur, të dëmtuarit i kanë dhënë urdhër verbal që t’i prezantojë dokumentet e idenfikimit, mirëpo ai nuk i është bindur urdhrit të tyre.

Me këtë, thuhet se zyrtarët policorë kishin filluar ta arrestojnë të dëmtuarin, mirëpo ai përsëri nuk ka lejuar ta arrestojnë dhe se gjatë përpjekjes për ta arrestuar, në një moment i pandehuri të dëmtuarit ia ka vënë këmbën, ndërsa kolegu i tij me të dëmtuarin ishin rrëzuar në tokë, duke rënë mbi të dëmtuarin dhe aty në pozitën e shtrirë përtokë e në tentim për ta vënë nën kontroll, i pandehuri të dëmtuarin disa herë e ka goditur me grushte në kokë, tek syri dhe pjesën e veshit të majtë.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Gjithnjë sipas Prokurorisë, me datë, kohë dhe vend si në pikën e parë të këtij dispozitivi, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore personit tjetër, në atë mënyrë që i pandehuri Remzi Pulaj të dëmtuarin S.F., disa herë e ka goditur me grushte në kokë, sy dhe pjesën e veshit të majtë. Si pasojë, të dëmtuarit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Marketing

Më Shumë

Një person raportohet i zhdukur në Prizren

Një person është raportuar i zhdukur në Prizren. Sipas raportit policor, personi mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia më 23 qershor dhe nuk dihet për...

12 vjet pa simbolin e qëndresës, Mursel Osmanaj

Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta të Mursel Osmanajt, njërit ndër figurat qendrore të rezistencës kombëtare në rajonin e Prizrenit dhe themelues i celulave...

Lajmet e Fundit