19.8 C
Prizren
E diel, 29 Qershor, 2025

Historike: Kosova debuton në Kampionatin Evropian për të verbër

Kombëtarja e Kosovës në futboll për të verbër, e cila për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni i Dytë, e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Krakovit të Polonisë, ku do të mbahet kjo garë nga data 29 qershor deri më 7 korrik.

Kosova bën debutimin e saj në këtë ngjarje prestigjioze evropiane, ku në grup do të përballet me katër kundërshtarë, raporton PrizrenPress.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojë kundër vendit mikpritës, Polonisë, ndërsa më pas do të ballafaqohet me Kazakistanin. Në dy sfidat e fundit të grupit, Kosova do të përballet me Rumaninë dhe Spanjën, kjo e fundit njëra nga kombëtaret më të forta në këtë kategori.

Për këtë garë historike, përzgjedhës Mahmutaj ka ftuar këta futbollistë: Vilson Hajdari (portier), Florian Zeka, Herolind Gashi, Bekim Krasniqi, Daut Hoxha, Shqipron Kuliqi, Fatlum Elshani dhe Mark Pjetraj (kapiten).

Pjesëmarrja në këtë kampionat përfaqëson një moment historik për sportin e të verbërve në Kosovë dhe është dëshmi e përkushtimit të Federatës së Sporteve për të Verbër e Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për gjithëpërfshirje, barazi dhe zhvillim të sportit për të gjithë./PrizrenPress.com

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Luizi e dërgon vajzën në polici

Luiz Ejlli ka ndarë një video ku shihet me vajzën në Policinë e Shtetit Ai tha që Luna ka shkuar për ta denoncuar babain se...

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren u bën thirrje nxënësve: Zgjedhni shkollat profesionale, ato garantojnë punësim

Oda e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve në Prizren ka bërë një apel për  nxënësit  që kanë përfunduar shkollën fillore, që në zgjedhjen e shkollës së...

Lajmet e Fundit