35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kastrati: Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka vlerësuar se përfshirja e qytetarëve në hartimin e buxhetit është thelbësore për forcimin e qeverisjes lokale, duke theksuar se kjo qasje ndihmon në ndërtimin e një administrate më transparente dhe të përgjegjshme.

“Hartimi i përbashkët i buxhetit është llogaridhënie dhe transparencë”, ka deklaruar Kastrati, mbrëmë, gjatë takimeve konsultative me banorët dhe këshillat lokalë të Maralisë, Gajrakut, Pagarushës dhe Guriqit, të mbajtura në kuadër të hartimit të projekt-buxhetit komunal për vitin 2026, raporton PrizrenPress.

Në këto takime, krahas Kastratit morën pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtarja kryesore financiare, Valentinë Krasniqi, të cilët prezantuan Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028.

Kastrati theksoi se gjatë tri viteve të fundit fokusi i investimeve ka qenë në qytet për shkak të nevojave emergjente, por në vitet në vijim prioritet do t’u jepet fshatrave.

“Gjatë tri viteve të fundit kemi qenë të fokusuar në investime në qytet, për shkak të nevojave emergjente, ndërsa në vitet në vijim, investimet do të orientohen në fshatra”, ka theksuar ai.

Banorët pjesëmarrës shprehën nevojat prioritare të vendbanimeve të tyre, duke përfshirë: zgjerimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të kanalizimit, asfaltimin e rrugicave dhe ndërtimin e trotuareve, sigurimin e ujit të pijshëm, investime për mbrojtjen e ambientit, dhe zhvillimin e turizmit rural, veçanërisht në Pagarushë – e njohur për trashëgiminë kulturore dhe atraksionet si kompleksi për Nexhmije Pagarushën./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Zafir Berisha prezanton iniciativën politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” – gati për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, prezantoi zyrtarisht iniciativën qytetare politike “Bashkimi Demokratik i Prizrenit” (BDP), e cila do të garojë në zgjedhjet lokale...

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Lajmet e Fundit