Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë qytet caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.H., i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale të rënda: “Fajdeja” dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas hetimeve paraprake, i pandehuri A.H., gjatë periudhës nga një datë e pavërtetuar në vitin 2024 deri më 10 korrik 2025, në qytetin e Prizrenit, ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga gjendja e rëndë financiare e të dëmtuarit S.M., duke i dhënë hua shumën prej 800 euro, të cilën më pas e ka shndërruar në një borxh të përshkallëzuar në vlerën prej 5.500 euro, përmes interesave të larta dhe presionit psikologjik.
I dëmtuari kishte paguar një shumë prej 900 euro në tre muaj, por nuk kishte mundur të shlyente borxhin e plotë. Gjatë një marrëveshjeje për pagesë, më 10 korrik 2025, në lagjen “Bazhdaranë” në Prizren, në momentin që dorëzoi shumën prej 5.000 euro, i pandehuri u arrestua në flagrancë nga Policia e Kosovës.
Përveç kësaj, Prokuroria e ngarkon A.H.-në edhe me organizimin e bixhozit të paligjshëm, duke përfshirë të dëmtuarin në veprimtari bastesh online, të ndaluar me ligj, përmes një programi që i ishte ofruar në këmbim të shumës fillestare.
Me këto veprime, sipas Prokurorisë, A.H. ka konsumuar elementet e veprave penale të fajdesë dhe organizimit të bixhozit të paligjshëm, të dënueshme sipas neneve 331 dhe 294 të Kodit Penal.
Prokuroria Themelore në Prizren thekson se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit financiar dhe në garantimin e sundimit të ligjit, duke ndjekur penalisht të gjithë ata që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe ligjin në fuqi.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren