Klubi futbollistik Drini i Bardhë i Hasit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin e spikatur Vigan Rexhaj edhe për sezonin e ri 2025/2026 në Ligën e Dytë.
Rexhaj, një nga lojtarët kyç të skuadrës, do të vazhdojë të jetë pjesë e projektit të klubit nga Hasi, duke sjellë me vete përvojën dhe vendosmërinë që e karakterizon.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Me stilin e tij luftarak dhe lidershipin në fushë, ai pritet të mbajë një rol të rëndësishëm në synimet e klubit për sezonin e ardhshëm.
“Vigan Rexhaj i qëndron besnik klubit dhe do të jetë një nga shtyllat kryesore në vazhdimin e suksesit tonë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KF Drini i Bardhë.
Pas një sezoni të jashtëzakonshëm, në të cilin u shpall kampion i Ligës së Tretë, klubi siguroi ngjitjen në Ligën e Dytë për edicionin 2025/2026. Me konfirmimin e Rexhajt në skuadër, Drini i Bardhë tregon qartë synimin për të konsoliduar pozitat në nivel më të lartë të garave./PrizrenPress.com/
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren