Edhe një herë, qyteti i Prizrenit dëshmoi se është vatër e artit dhe kulturës. Edicioni i katërt i Prizren Fest u përmbyll me një mbrëmje të mbushur me emocione, reflektim dhe solidaritet, pavarësisht kushteve atmosferike që detyruan zhvendosjen e ceremonisë nga Teatri mbi Lum në sallën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu”.
Salla ishte e tejmbushur , një dëshmi e dashurisë së qytetarëve për artin e bukur dhe të vërtetën e fuqishme që ai përcjell.
Mbrëmja filloi me shfaqjen “Oranges and Stones” nga Palesina, një shfaqje pa tekst nga teatri “Ashtar” në Ramallah – Palestinë. Përmes veprimit fizik dhe muzikës origjinale, shfaqja solli një rrëfim prekës për kolonializmin, pushtimin dhe dëbimin. Historia e një burri refugjat që përpiqet të zërë shtëpinë e një gruaje në tokën e saj, u bë një metaforë vizuale e tragjedisë shumëvjeçare palestineze.
Më tej Prizren Fest vazhdoi me “The Gaza Monologues” , zëri i të rinjve nga Gaza, një projekt i lindur nga dhimbja dhe shpresa e të rinjve palestinez, monologjet nga Gaza, solli histori personale të mbijetesës, humbjes dhe forcës shpirtërore. Kjo shfaqje në Prizren Fest u bë në bashkëpunim me aktorë të njohur nga Kosova dhe Shqipëria, rrëfime që me fuqinë e tyre emocionale nga kthen në kohë, në ërjetime jot ë largëta të popullit tonë.
Prizren Fest 2025 dëshmoi edhe një herë se arti ka fuqinë për të ndriçuar edhe momentet më të errëta. Nga dramë pa fjalë deri te rrëfime të dhimbshme e të vërteta.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren