6.7 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Të gjitha fshatrat e Dragashit përfshihen në sistemin e grumbullimit të mbeturinave

Komuna e Dragashit ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të mjedisit dhe shërbimeve publike. Nga sot, të gjitha fshatrat e kësaj komune përfshihen në sistemin e organizuar të grumbullimit të mbeturinave.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili vlerësoi këtë arritje si një hap të domosdoshëm për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.

“Nga sot, asnjë fshat në territorin e Dragashit nuk do të mbetet jashtë sistemit të grumbullimit të mbeturinave. Kjo është një arritje e rëndësishme për komunën tonë dhe një shembull i përkushtimit tonë ndaj mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”, njofton Xheladini.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për bashkëpunimin me kompaninë “Ekoregjioni”, që ka qenë një partner kyç në realizimin e këtij projekti.

“Falënderoj kryeshefin e ‘Ekoregjionit’, z. Burim Shala, për mbështetjen dhe përkushtimin në këtë proces. Ky projekt është dëshmi se kur institucionet dhe sektori i shërbimeve punojnë bashkë, rezultatet nuk mungojnë”.

Ky zgjerim i shërbimit do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e higjienës publike, reduktimin e ndotjes dhe ruajtjen e bukurive natyrore që e karakterizojnë rajonin e Dragashit./PrizrenPress.com/

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit janar, përmes pajisjeve inteligjente dhe radarëve mobilë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 128 gjoba...

Bashkimi sot udhëton në Pejë

Skuadra e Bashkimit sot është mysafire në Pejë, ku do të përballet me Peja 03 në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së...

Lajmet e Fundit