Elvis Rexhbeçaj mbrëmë ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë.
Dardanët mundën Suedinë, me rezultat 2-0 në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e parë në garën për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Rexhbeçaj, i cili shënoi golin e parë në duel me suedezët, përmes rrjeteve social, është shprehur tejet i lumtur me fitoren e Kosovës ndaj Suedisë, derisa ai ka edhe një mesazh për ata që kritikojnë ekipin kombëtar të Kosovës.
“Mbrëmë triumfuam. Fitoret si ajo e mbrëmshme janë më shumë se një rezultat – janë shpirt, zemër e gjak për këtë vend. Krenaria jonë është më e fortë se urrejtja e gojëligëve. Kosova gjithmonë ngrihet dhe lufton për fitore. Fitojmë bashkë, humbim bashkë, gjithmonë një zemër, një ekip”, ka shkruar ylli i Dardanëve.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren