13.2 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e qytetit.

Në Konventën Programore të mbajtur në Prizren, Selmanaj shpalosi projektet që përfshijnë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën. Ai theksoi se këto iniciativa burojnë nga përvoja, përkushtimi dhe vizioni i qartë për të ardhmen e qytetit, raporton PrizrenPress.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i pranishëm në këtë ngjarje, vlerësoi qasjen e kandidatit të partisë duke thënë se: “Sonte në Prizren, kandidati ynë Driton Selmanaj prezantoi programin që i jep qytetit drejtimin që meriton. Me përvojë, përkushtim dhe vizion të qartë, Dritoni shpalosi projektet për zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, turizmin dhe kulturën e këtij qyteti. Ai foli me përgjegjësi e me dashuri për Prizrenin, jo thjesht si kandidat, por si qytetar që e njeh dhe e ndjen këtë vend”.

Ai shtoi më tej se “Prizreni meriton një udhëheqës dhe një ekip që i ngjan qytetit: të hapur, punëtor, kreativ dhe të drejtë. Pikërisht këtë udhëheqje ofron Lidhja Demokratike. Me Dritonin, bashkë ndërtojmë një Prizren që ecën përpara”./PrizrenPress.com

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për aksidentin në Rahovec ku vdiq një motoçiklist

Gjykata Themelore në Gjakovë, Dega në Rahovec, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej...

Lajmet e Fundit