28.9 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe veprimtarit të shquar, Hajdin Berisha, Komuna e Malishevës organizoi një mbledhje përkujtimore nën udhëheqjen e kryetarit Ekrem Kastrati.

Në këtë ceremoni morën pjesë kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, deputetja Arbëresha Krasniqi, përfaqësues të institucioneve komunale, bashkëluftëtarë, ish-kryetarë të komunës, deputetë të tjerë të Kuvendit të Kosovës, përfaqësues të OVL-UÇK – Dega në Malishevë, familjarë dhe qytetarë të shumtë që nderuan jetën dhe veprën e tij.

Me këtë rast, në vendlindjen e tij, në fshatin Gurbardhë, u zbulua edhe pllaka përkujtimore te varri i tij, në nderim të kontributit si luftëtar i lirisë, drejtues institucionesh dhe veprimtar i çështjes kombëtare, raporton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, tha se Hajdin Berisha ishte një personalitet i rrallë që jetën ia kushtoi atdheut dhe shërbimit ndaj qytetarëve. “Vepra dhe kujtimi i tij do të mbeten përherë frymëzim për brezat që vijnë. Komuna e Malishevës do të kujdeset që emri dhe trashëgimia e tij të jenë gjithmonë të nderuara”, theksoi ai.

Ndërkaq, deputeti Fatmir Limaj – komandant Çeliku, u shpreh se Hajdin Berisha ishte shok i idealit dhe bashkëluftëtar i përkushtuar. “Në UÇK tregoi guxim dhe vendosmëri, ndërsa pas luftës vazhdoi betejën për ndërtimin e institucioneve dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Ai ishte shembull i politikanit të ndershëm që pushtetin e pa vetëm si mjet për t’i shërbyer njerëzve”, tha Limaj, duke shtuar se kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në Malishevë dhe më gjerë.

Fjalë përkujtimore mbajtën edhe Muhamet Xhyliqi, sekretar i OVL-së në Malishevë, si dhe Afrim Berisha, bashkëvendës dhe bashkëluftëtar i të ndjerit.

Në emër të familjes, Endrit Berisha falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar, duke shprehur mirënjohjen e familjes për këtë nderim./PrizrenPress.com

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Sipas...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit