Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat Përnime, duke theksuar se qyteti ka nevojë për një udhëheqje të pastër, larg interesave të ngushta partiake.
“Vizioni im për Prizrenin është i qartë – pa korrupsion dhe jo në shërbim të interesave të ngushta partiake ose atyre të interesit,” deklaroi Krasniqi.
Ai vuri në fokus zhvillimin ekonomik, arsimimin modern, shëndetësinë digjitale dhe infrastrukturën e përmirësuar, si shtylla të programit të tij qeverisës.
“Do ta kemi një arsim modern që përgatit fëmijët për të ardhmen dhe një shëndetësi të digjitalizuar që u shërben qytetarëve shpejt dhe me efikasitet”, tha Krasniqi, duke shtuar se mbështetja për bizneset lokale do të jetë kyçe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Ai premtoi se Prizreni do të shndërrohet në një qendër të turizmit historik, urban, malor dhe të agroturizmit, duke paralajmëruar mbështetje të drejtpërdrejtë për bujqësinë dhe blegtorinë si sektorë që mund të gjenerojnë zhvillim të qëndrueshëm.
Krasniqi, i cili gëzon përvojë në sektorin publik dhe ndërkombëtar, është prezantuar nga AAK si një kandidat që përfaqëson transparencën, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj qytetarëve./KALLXO.COM/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren