10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Nderohen me pulla postare atdhetarët Musa Shehzade dhe Metush Krasniqi

 

Bëhet e ditur se ky emision i pullave postare nderon dy figura që zënë vend të veçantë në historinë shqiptare, të cilët edhe pse vepruan në kohëra të ndryshme, kontribuuan për të njëjtin qëllim, lirinë e vendit dhe respektimin e të drejtave të popullit shqiptar.

Musa Shehzade (1870–1945) ka lënë gjurmë të thella në jetën politike, ushtarake dhe shoqërore të kohës së tij. Në vitin 1941, Musa Shehzade u emërua prefekti i parë i Prizrenit. Ai ishte kryetar i parë i Kuvendit Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, më 16 shtator 1943. Si themelues dhe drejtues i saj, ai pati një rol vendimtar në organizimin politik dhe ushtarak për mbrojtjen e të drejtave shqiptare.

 Metush Krasniqi (1928–1986) ishte një veprimtar i paepur i çështjes kombëtare shqiptare dhe pjesëmarrës aktiv në politikën ilegale në Kosovë nga vitet ’50 deri në vdekjen e tij. Ai u burgos pesë herë për veprimtarinë e tij patriotike. Aktiviteti i tij u intensifikua pas vitit 1957, kur ai luajti rol kyç në organizime ilegale, duke i mobilizuar shqiptarët për të drejtat e tyre. Në vitet ’70 u zhvendos në Prishtinë, ku vazhdoi përpjekjet për sensibilizimin politik dhe organizimin e të rinjve.

Kontributi i Musa Shehzades dhe Metush Krasniqit mbetet një thesar i çmuar për brezat që vijnë. Veprimtaria e tyre patriotike, guximi dhe vendosmëria për të mbrojtur interesat kombëtare i bëjnë ata burime frymëzimi dhe krenarie për mbarë kombin shqiptar.

Emisioni përbëhet nga dy pulla postare dhe Zarfi i Ditës së Parë (ZDP), ndërkaq në qarkullim postar do të jetë deri në konsumim të plotë,

Marketing

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Lajmet e Fundit