Drejtoria e Shërbimeve Publike njofton qytetarët se të enjten, më 25 shtator 2025, nga ora 06:00 deri në 12:00, do të zhvillohen punime për dislokimin e kabllove ajrore në rrugën “Agim Shala” – Transiti i Ri.
Si pasojë, komunikacioni do të bllokohet nga rrethrrotullimi i rrugëve “Enver Hadri” dhe “Kastriotët”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana, raporton PrizrenPress.
Komuna e Prizrenit u bën thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin këtë segment rrugor gjatë orëve të punimeve dhe të përdorin alternativa të tjera për qarkullim.
“Ky kufizim është i nevojshëm për realizimin e punimeve sipas kontratës dhe planit dinamik. Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/