3.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Ballkani fiton derbin ndaj Dritës

Ballkani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e javës së gjashtë të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:0, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Skuadra portokallezi vazhdon të jetë ndër pretendentet kryesore për titull, ndërkohë që Drita mbetet në krizë rezultatesh në këtë fillimedicioni, raporton PrizrenPress.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 39-të me golin e Walid Hamidit, i cili përfitoi nga një tollovi në zonën e Dritës për të dërguar topin në rrjetë. Drita e barazoi përkohësisht rezultatin me Arb Manajn, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për shkak të faullit ndaj një mbrojtësi gjatë aksionit.

Në minutën e 86-të, kapiteni i Dritës, Besnik Krasniqi, në tentim për të larguar topin, shënoi në portën e tij, duke vulosur fitoren e Ballkanit me rezultat të pastër 2:0.

Me këtë sukses, Ballkani ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe mban vendin e dytë në tabelë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë./PrizrenPress.com

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Po ndërtohet tregu i gjelbër dhe parkingu nëntokësor pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

Në Prizren kanë nisur punimet intensive për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që pritet të ndryshojë dukshëm infrastrukturën pranë...

Ben Blushi zbulon emrin e romanit të ri

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ben Blushi, tashmë ka gati romanin e tij më të ri, titulli i të cilit deri më tani mbahej sekret...

Lajmet e Fundit