19.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

“Prizreni – Poezia – Tetova”: Poezia bashkoi krijuesit shqiptarë

Në oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, poetë nga Kosova, Tetova dhe Shqipëria u bashkuan për të ndarë frymëzimin dhe fuqinë e fjalës artistike.

Shoqata për Kulturë dhe Art “Fidani” nga Prizreni, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, organizuan sot një takim letrar të veçantë me moton “Prizreni – Poezia – Tetova”.

Eventi u zhvillua në një ambient historik dhe simbolik, oborrin e Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke i dhënë aktivitetit një dimension të thellë kulturor e kombëtar.

Në këtë takim morën pjesë poetë nga Kosova, Tetova dhe Shqipëria, të cilët recituan krijimet e tyre letrare në një atmosferë të ngrohtë, miqësore dhe artistikisht frymëzuese. Poezitë prekën tema të ndryshme nga dashuria, identiteti dhe atdheu, te përjetime personale e universale,  duke dëshmuar larminë dhe pasurinë e krijimtarisë shqipe.

Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum”, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave letrare:

“Këto aktivitete janë më shumë se thjesht prezantim poetik – ato janë mundësi për të ndarë vlera, për të krijuar ura mes krijuesve dhe për të ruajtur gjallërinë e gjuhës e të kulturës sonë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Berat Batihu, kryetar i Shoqatës “Fidani” në Prizren, u shpreh seb”ky takim është dëshmi se poezia nuk njeh kufij”.

“Ajo është mjet për bashkim, për dialog kulturor dhe për shprehjen më të pastër të ndjenjave njerëzore”.

Takimi letrar është pjesë e një vargu aktivitetesh që synojnë të forcojnë bashkëpunimin kulturor mes qyteteve shqiptare, të promovojnë poetët e rinj dhe të krijojnë një hapësirë të përbashkët për shprehje artistike./PP/

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liridon Leci emërohet trajner i ri i Lirisë së Prizrenit

Klubi i Lirisë së Prizrenit ka njoftuar sot me kënaqësi se Liridon Leci i është bashkuar ekipit si kryetrajner. Leci e ka nisur karrierën e...

Kompania e Tarashajt ndihmon Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”

Kompania “Tara”, me pronar  Tefik Tarashaj nga Vlashnja e Prizrenit, ka dhuruar mjete higjienike dhe artikuj të nevojshëm përmes Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”. Tarashaj...

Lajmet e Fundit