13.7 C
Prizren
E hënë, 29 Shtator, 2025

Vrasja pas përleshjes me qen në Prizren/Aktakuzë për të pandehurin E.B. nga Zhuri

Sipas aktakuzës, më datë 10 gusht rreth orës 20:30, në lagjen “Tusus”, në rrugën “Lapidari” në Prizren, i pandehuri E.B., me dashje dhe në mënyrë dinake duke shfrytëzuar besimin e viktimës H.Sh., e ka privuar nga jeta.

Më tej bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas organizimit të një përleshjeje mes qenve, ku pas përfundimit të saj, viktima ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes. I pandehuri e ka ndjekur atë dhe më pas, duke përdorur një mjet të mprehtë – thikë, e ka sulmuar papritur viktimën duke e goditur tri herë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore të autopsisë të datës 22.09.2025, lëndimet kanë shkaktuar gjakderdhje të brendshme të rëndë në regjionin e majtë të kraharorit, e cila ka rezultuar me vdekjen e viktimës.

“Gjithashtu, i pandehuri E.B., ka poseduar pa leje valide armën e ftohtë – thikën me gjatësi tehu prej 10 cm dhe dorezë 12 cm, me të cilën i ka shkaktuar vdekjen viktimës H.Sh. Me këto veprime i njëjti ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Sa i përket veprës penale ‘Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve’, rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Përgjithshëm, në kuadër të procedurave hetimore përkatëse, ndaj dy të dyshuarve tjerë, të cilët kanë organizuar luftën me qen”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit.

Më Shumë

Hapet thirrja për mbështetje të fermerëve në Suharekë

Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari në Komunën e Suharekës ka shpallur thirrjen publike për aplikim në kuadër të programit për mbështetje të...

Drini i Bardhë rikthehet në Gjonaj

Pas miratimit nga Federata e Futbollit të Kosovës, skuadra e Drinit të Bardhë do të luajë ndeshjet si vendas në fushën sintetike të Gjonajt...

Lajmet e Fundit