Vjollca Kuzhnini falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin elektoral

Kandidatja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Vjollca Kuzhnini, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e saj elektoral, pavarësisht kushteve atmosferike dhe ditës së pushimit.

“Një falënderim i madh dhe nga zemra shkon për të gjithë ju që ishit të pranishëm në tubimin tim elektoral. Pavarësisht që ishte ditë e diel, ju gjetët kohë të vini, edhe pse me shi, duke e shndërruar këtë ditë në një festë të vërtetë të bashkësisë sonë. Prania juaj më dha forcë, motivim dhe bindjen se së bashku do të ecim drejt të ardhmes që e meritojmë,” është shprehur Kuzhnini.

Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që më 12 tetor ta mbështesin me votë, ku në fletëvotim mban numrin 9.

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit