Donacion për “Hendikos”-in nga afaristi Tefik Tarashaj

Afaristi i njohur prizrenas, Tefik Tarashaj, ka dhuruar pesë karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse për shoqatën “Hendikos” në Prizren. Donacioni ka për qëllim të lehtësojë jetën e personave me aftësi të kufizuara, që janë pjesë e kësaj shoqate.

Përfaqësuesit e Hendikos-it kanë shprehur mirënjohje për këtë kontribut, duke e cilësuar si një ndihmë të domosdoshme dhe një shembull të solidaritetit qytetar.

Ky nuk është gjesti i parë human nga Tefik Tarashaj, i cili edhe më herët ka kontribuar për kauza të ndryshme në komunitet, duke dëshmuar angazhimin e tij për të qenë pranë qytetarëve në nevojë.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit