15 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Bashkimi kërkon fitore ndaj debutuesve të Rahovecit, ndeshja luhet sot në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me javën e dytë, ku nuk mungojnë ndeshjet emocionuese për tifozët. Një nga takimet më interesante të ditës do të jetë Bashkimi – Rahoveci 029, raporton PrizrenPress.

Bashkimi, që e nisi sezonin me fitore bindëse ndaj Vëllaznimit, synon të vazhdojë me sukses edhe në këtë përballje. Nga ana tjetër, Rahoveci 029, skuadra debutuese në Superligë, gjithashtu në xhiron e parë arriti një fitore të rëndësishme ndaj Borës dhe kërkon fitoren e dytë për të treguar se mund të jetë një konkurrent serioz këtë sezon.

Për shkak të palestrës së Prizrenit, e cila po përdoret për numërimin e votave nga Zgjedhjet Lokale në Kosovë, ndeshja do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë dhe do të nisë në orën 19:00.

Të dy ekipet vijnë me motivim maksimal dhe presin të ofrojnë një përballje të fortë dhe spektakolare për tifozët. Me këtë takim, java e dytë e Superligës premton shumë emocione dhe luftë të fortë për pikët e para të rëndësishme të sezonit./PrizreblnPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Në Vërmicë ndalohen dy çanta luksoze me vlerë mbi 16 mijë euro

Zyrtarët doganorë të Republikës së Kosovës kanë ndaluar një automjet taksi në pikën kufitare të Vërmicës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të vendit,...

Si mund të përfitojë Kosova nga deliri i Donald Trump

Nga Ben Blushi Imagjinoni një njeri që lëviz me një avion lluksoz mbi qiejt e botës dhe aty ku shikon ndonjë zjarr ulet dhe e...

Lajmet e Fundit