15.7 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Florentina Kallaba do të ndajë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall

Gjyqtarja kosovare Florentina Kallaba ka arritur suksesin më të madh në karrierën e saj, pasi është përzgjedhur në mesin e tetë gjyqtareve ndërkombëtare të UEFA-s që do të ndajnë drejtësinë në Kampionatin Botëror të vajzave në futsall, i cili do të mbahet në Filipine.

Në njoftimin e Federatës së Futbbollit të Kosovës theksohet se “ajo njëherësh shënon suksesin më të madh deri më tash të gjyqtarëve kosovar, pasi iu besua ndarja e drejtësisë në kompeticionin më të madh botëror në futsall”.

Përzgjedhja e saj, siç thuhet më tej, është rezultat i “profesionalizmit, përvojës dhe përkushtimit që ajo ka treguar ndër vite në ndeshjet e kampionatit vendor, por edhe në ato ndërkombëtare”.

Florentina Kallaba njihet për “autoritetin në fushën e lojës, për korrektësi në drejtësi dhe qetësi”, vlera këto që e kanë bërë një prej gjyqtareve më të respektuara në Evropë.

Nëpërmjet përkushtimit të saj ndaj këtij profesioni, ajo është një frymëzim për vajzat dhe gratë në sport, duke dëshmuar se me punë të palodhur dhe pasion çdo synim mund të arrihet.

Në fund të njoftimit thuhet se “përzgjedhja e Kallabës për Kampionatin Botëror është dëshmi e punës dhe dedikimit të FFK-së si institucion që kontribuon në rritjen e cilësisë së ndarjes së drejtësisë në vendin tonë”.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Punime në rrugën Kobaj–Grazhdanik për zëvendësimin e gypit të ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se në rrugën Kobaj–Grazhdanik do të zhvillohen punime për zëvendësimin e një segmenti të...

Punimet në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren drejt përfundimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Rrugën “Xhemë Gostivari” në Prizren janë drejt...

Lajmet e Fundit