Kryeziu ka shprehur përkrahje të plotë për protestën që po mbahet sot në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Jam në përkrahje të plotë të protestës së sotme në Tiranë kundër mbajtjes në burg të komandantëve të UÇK-së, përmes procedurave gjyqësore të dyshimta dhe politikisht të motivuara. Ka çështje që nuk duhet dhe nuk mund të politizohen, dhe liria e atyre që luftuan për lirinë është një prej tyre. Sot, më shumë se kurrë, ekziston një pajtim i gjerë se kjo Gjykatë është e padrejtë dhe nuk do të duhej të ishte ngritur kurrë”, ka shkruar Kryeziu.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Ai shton se drejtësia e vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi paragjykime, e aq më pak mbi harresë.

“Drejtësia e vërtetë nuk mund të ndërtohet mbi paragjykim, e aq më pak mbi harresë. Ajo kërkon respekt për sakrificën e atyre që mbrojtën të drejtën për të jetuar të lirë. Në këtë moment, më shumë se kurrë, na duhet unitet përtej ndarjeve politike, përtej interesave të ditës. Sepse vetëm të bashkuar mund ta mbrojmë dinjitetin e luftës sonë dhe të ardhmen e republikës që ajo e bëri të mundur”, ka shkruar Kryeziu.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren