8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Kandidati i LDK-së në Rahovec s’e mbërrin balotazhin për pak, kandidati i LVV-së mori 75 vota më shumë dhe do të garojë me Latifin e AAK-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Rahovecit, Ali Dula ka fituar në një garë të ashpër me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Burim Krasniqi për një vend në garën e balotazhit me Smajl Latifin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili është në vend të parë.

Sipas rezultateve të përmbledhura, ku përfshihen votat e rregullta, ato me kusht dhe me postë, kandidati i AAK-së prin me 37.18% të votave.

Në vendin e dytë ndodhet Dula me 5,181 vota (23.92%).

Kandidati i LVV-së ka vetëm 75 vota më shumë se Krasniqi i LDK-së, që numëron 5,106 vota (23.58%).

 

 

Më Shumë

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Anderson e Wooten mungojnë ndaj Prishtinës, rikthimi i tyre pritet shpejt

Bashkimi ka njoftuar se basketbollistët Kyan Anderson dhe Kenny Wooten nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Prishtinës për shkak...

Lajmet e Fundit