2.7 C
Prizren
E martë, 3 Shkurt, 2026

Rahoveci 029 humb në “Mizahir Isma” ndaj Prishtinës

Sigal Prishtina ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në ProCredit Superligë, duke triumfuar ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 68:77 (22:21, 11:20, 17:16, 18:20) në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me përpjekje të barabarta nga të dy skuadrat. Mysafirët nga kryeqyteti e hapën më mirë çerekun e parë, por Rahovecasit u kundërpërgjigjën shpejt, duke e mbyllur këtë pjesë me epërsi minimale 22:21, raporton PrizrenPress.

Në çerekun e dytë, përvoja e Prishtinës bëri diferencën. Bardhekaltrit dominuan lojën në të dyja anët e fushës, duke e fituar periudhën 11:20 dhe duke shkuar në pushim me rezultat 33:41.

Pjesa e dytë solli më shumë luftë dhe ekuilibër. Rahoveci 029 u përpoq të rikthehej në lojë, por mysafirët ruajtën kontrollin e ndeshjes, duke administruar avantazhin deri në fund për të siguruar një fitore të rëndësishme 68:77.

Te Rahoveci 029 u dallua Isiah Umipig me 26 pikë dhe 4 asistime, ndërsa për Prishtinën shkëlqeu Deondre Burns me 20 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime.

Pas kësaj ndeshjeje, Rahoveci 029 ka një fitore dhe dy humbje në kampionat, ndërsa Sigal Prishtina vazhdon me bilanc perfekt prej tre fitoresh në po aq ndeshje./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën

Bashkimi i Prizrenit dominoi në derbin tradicional të ProCredit Superligës, duke mposhtur bindshëm Sigal Prishtinën me rezultat 84:63. Vendasit treguan lojë të qëndrueshme gjatë të...

“Një masakër e përgjakshme po përgatitet kundër shqiptarëve në Kosovë”, zbulohet letra e Kadaresë për Presidentin Bush në 1991

Në 90 vjetorin e lindjes së gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në ceremoninë e zhvilluar nga Ministra për Europën dhe Punët e Jashtme...

Lajmet e Fundit