Një 48-vjeçar nga Prizreni ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë.
Sipas burimeve të besueshme nga QKUK, rreth orës 10:20 të datës 24 tetor 2025, nga Klinika Intensive e QKUK-së në Prishtinë, është njoftuar për vdekjen e personit S. H. rreth 48-vjeçar.
Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/1151855210347371
Ai kishte qenë i shtrirë në QKUK që nga data 16 tetor, pas një aksidenti trafiku në Kukës, ku autoritetet shqiptare kishin filluar procedurat e para ligjore. Pas trajtimit fillestar në Spitalin e Prizrenit, ai ishte transferuar në Prishtinë për kujdes intensiv, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Me urdhër të prokurorit të çështjes në Kukës, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Shqipëri, ndërsa përmes ILECU-së është kryer koordinimi ndërmjet autoriteteve kosovare dhe shqiptare.
Rastin e kanë ndjekur njësitë e hetimeve të SP Jugu, me mbështetjen e njësive reaguese, në konsultim me Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda. Procedurat ligjore do të vazhdojnë në bashkëpunim të plotë me autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren