7.3 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Trajneri i Malishevës jep dorëheqje

Pas ndeshjes së fundit ndaj Ballkani, kryetrajneri i Malisheva, Qatip Osmani, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para kryesisë së klubit.

Sipas komunikatës së klubit, pas analizimit të ecurisë dhe rezultateve të deritanishme, klubi e ka mirëkuptuar dhe pranuar dorëheqjen e tij, raporton PrizrenPress.

Bashkë me Osmanin, nga stafi janë larguar edhe ndihmës-trajnerët Bashkim Livoreka dhe Liridon Kukaj.

Në njoftim, Malisheva ka shprehur mirënjohje të veçantë për punën, profesionalizmin dhe kulturën njerëzore të Qatip Osmanit, duke theksuar se megjithëse rezultatet në këta tre muaj nuk ishin sipas pritjeve, eksperienca e tij ka lënë gjurmë pozitive te klubi dhe lojtarët, sidomos tek ata të rinj.

Klubi ka falënderuar gjithashtu Bashkim Livorekën dhe Liridon Kukajn për përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së tyre në klub.

Në fund, klubi malishevas bën të ditur se po punon për emërimin sa më të shpejtë të trajnerit të ri dhe për kompletimin e shtabit teknik./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Gjysmëfinalet e Kupës që premtojnë spektakël

Koha është për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll që premtojnë spektakël. Pas sfidave shumë interesante në çerekfinale, katër skuadrat më të mira premtojnë...

Lajmet e Fundit