8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Kurti: Mbi 4 miliardë euro buxheti për vitin 2026, punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se buxheti për vitin 2026 është mbi katër miliardë euro, transmeton Telegrafi.

“Ashtu siç e parasheh ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë ris. Së pari kam kënaqësinë të ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë euro”, tha Kurti.

Ai tha se në buxhet gjithashtu është përfshirë edhe rritja e pagës bazë, për çdo vit përvojë pune.

Po ashtu, ai premtoi se të gjithë punonjësit e sektorit publik do të marrin edhe pagën e 13-të.

“Buxheti për vitin 2026, përfshin rritjen e pensioneve, shtesat e lehonave, shtesat e fëmijëve, me këtë buxhet rritet edhe mbështetja për kulturën dhe sportin, për ndërmarrësit, për sektorët privat, por edhe për investime. Me këtë buxhet sigurohet qëndrueshmëria e shtetit tonë”, theksoi ai.

Kurti tha se “si qeveri po zbatojmë një detyrë ligjore për miratim, po kryejmë obligimin tonë, që shtetit të mos mbetet pa buxhet. I takon kuvendit që këtë buxhet ta miratojmë para se të shkojmë në zgjedhje”./Telegrafi/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit