7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19, 29:17, 27:30, 28:22) në derbin e javës së katërt, raporton PrizrenPress.

Çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, me asnjë skuadër që nuk mund të shkëpuste në rezultat, përfunduar 22:19. Por në periudhën e dytë, prizrenasit rritën ritmin dhe u shkëputën gradualisht, duke shkuar në pushim me avantazh të sigurt 51:36.

Pjesa e dytë ofroi luftë për çdo top. Perioda e tretë përfundoi 27:30, ndërsa Bashkimi vulosi fitoren në dhjetë minutat e fundit, duke mbyllur takimin 106:88.

Më i miri te Bashkimi ishte Kyan Anderson me 31 pikë dhe 8 asistime, ndërsa te Sigal Prishtina Arian Azemi shënoi 22 pikë dhe 5 asistime.

Kjo fitore e katërt radhazi konfirmon formën e shkëlqyer të Bashkimit, ndërsa Sigal Prishtina regjistroi humbjen e parë pas tri fitoreve./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Lajmet e Fundit