10.4 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Ekspertët alarmojnë pas rastit në Malishevë: Vrasjet po shtohen, shteti duhet të veprojë me urgjencë

Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, ka deklaruar se i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë ka pasur të kaluar kriminale para kryerjes së aktit. Sipas tij, sistemi gjyqësor duhet të reagojë më shpejt dhe të marrë vendime ndëshkuese për raste të ndjeshme, për të parandaluar krime të tjera të mundshme.

“Shumica e rasteve të vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovë fatkeqësisht lidhen me persona që kanë pasur të kaluar kriminale. Gjykatat duhet të ndërmarrin veprime më të shpejta në ndëshkimin e tyre për të parandaluar veprime tjera”, tha Morina në emisionin “FIVE” në Dukagjin.

Mund të jetë një imazh i ?ngrohës i ujit, makinë kafeje dhe ?teksti që thotë "???? KONKURSPUNE UNE KONKU RS KAM AMARIER E SHANKIST/ E Adresa: Wesley Clark (Ortakoll) tek banesat Adcesnee/Cak.ololoclel e Liburnisë Te interesuarit mund na kontaktojn e ???? +383 44 493 700?"??

Ndërsa avokati Valdet Hoxha, i cili po ashtu komentoi rastin tragjik, theksoi se shteti duhet të krijojë me urgjencë një strategji të trajtimit të fenomenit të vrasjeve dhe të analizojë profilin e autorëve që kryejnë krime të tilla.

“Rastet e vrasjeve po shtohen dhe kjo kërkon një analizë serioze. Shteti duhet të studiojë arsyet, profilin e personave dhe të ndërmarrë masa parandaluese konkrete”, tha Hoxha.

Ekspertët e sigurisë dhe të drejtësisë pajtohen se neglizhenca institucionale, vonesat në gjykata dhe mungesa e mekanizmave preventivë po ndikojnë që raste të tilla të përsëriten me pasoja tragjike.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

Bashkimi bindës në derbi, ndal fitoret e Sigal Prishtinës në Prizren

Bashkimi regjistroi fitoren e katërt radhazi në ProCredit Superligë, duke e ndalur Serinë e fitoreve të Sigal Prishtinës me një triumf bindës 106:88 (22:19,...

Lajmet e Fundit