8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Enver Fekaj.

Në bazë të disa pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Isufi shihet duke dalë nga ambientet spitalore i prangosur dhe i shoqëruar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Express Kredi nga BiCredit

Në ambientet e QKUK-së, sot është zhvilluar edhe seanca dëgjimore për Isufin nga Gjykata Themelore e Gjakovës. Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e kësaj gjykate, Lekë Muqaj, i cili pohoi se pritet shpejt që të merret vendimi për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës.

Astrit Isufi nga Sankoci i Drenasit është i dyshuari kryesor për vrasjen e dy vëllezërve Morina, Dritonin dhe Naimin, më 6 nëntor para shtëpisë së tyre në fshatin Golluboc të Malishevës.

Pas kryerjes së veprës, Isufi ishte arratisur dhe Policia kishte arritur ta kapte vetëm një ditë pas në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaçicë të Malishevës. Ai u gjet me plagë nga arma e zjarrit në trup.

Për pasojë, ai ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /Klankosova.tv

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Gjenden mbetje të eshtrave në Rahovec, dyshohen se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec. Mbetjet eshtërore janë dërguar...

Lajmet e Fundit