8.4 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit pjesë e panelit të diskutimit mbi rolin e institucioneve arsimore në edukimin për barazi gjinore

Me ftesë të Prodekanes së Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” prof. Adelina Rakaj, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, mori pjesë në panelin e diskutimit me temën “Roli i institucioneve arsimore në edukimin mbi barazinë gjinore si mekanizëm për parandalimin e dhunës”, organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren.

Express Kredi nga BiCredit

Gjatë këtij paneli u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të parandalimit të pabarazisë dhe dhunës, si dhe roli thelbësor që luajnë institucionet arsimore në edukimin e gjeneratave të reja për barazi, respekt dhe kulturë demokratike.

Në fjalën e tij, Kryeprokurori Kryeziu paraqiti pikëpamjet mbi rolin e institucioneve përgjegjëse, me theks të veçantë mbi mandatin dhe obligimet e Prokurorit të Shtetit në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës. Ai rikujtoi se lufta kundër dhunës, e veçanërisht dhunës në baza gjinore, mbetet një ndër prioritetet kryesore të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Kryeprokurori po ashtu potencoi se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, duke vënë në pah rolin e Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV), cila ofron përkrahje të drejtpërdrejtë për viktimat, si dhe bashkëpunimin me Koordinatoren Nacionale për Dhunë në Familje.

Po ashtu, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Mentor Alishani, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, dhe Kryetari i OAK – dega Prizren, Blerim Mazreku, në fjalimet e tyre theksuan rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore, fuqizimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të përbashkët që kanë institucionet arsimore dhe gjyqësore në parandalimin e dhunës dhe promovimin e barazisë gjinore.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Në përmbyllje, Kryeprokurori Kryeziu vlerësoi lartë kontributin e Universitetit “Ukshin Hoti”, në veçanti të Fakultetit Juridik, për organizimin e aktiviteteve të tilla që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit shoqëror, promovimin e barazisë gjinore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftën kundër dhunës.

Më Shumë

Ballkani spektakolar, shënon 6 gola ndaj Prishtinës së Re

Ballkani ka regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm në Suharekë, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 6–1 në javën e 16-të të Albi Mall...

LDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e shtabit zgjedhor, ku janë...

Lajmet e Fundit