Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se lajmi i publikuar sot se Qeveria Kurti planifikon që të jap rrogën e 13-të për sektorin publik para zgjedhjeve, është gënjeshtër.
Murati tha se paga e 13-të është e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, por se këtë ligj nuk e votuan partitë e tjera.
“Por siç e dinë të gjithë, ligjin e buxhetit për vitin 2026 nuk e votuan PDK/LDK/AAK-Nisma.
Është për keqardhje që në mungesë të një programi të mirëfilltë, krejt çka u ka mbetur opozitës dhe portaleve të tyre, janë rrenat e vazhdueshme, me shpresën se diçka mbetet, dhe kësisoj gjenerojnë pakënaqësi ndaj qeverisë”, deklaroi Murati.
Madje ai tha se për çfarëdo lajmi a vendimi, Qeveria çdoherë i ka njoftuar qytetarët në mënyrë transparente.
“Prandaj nëse shihni çfarëdo njoftimi që ka të bëjë me Qeverinë, mos u besoni pa e verifikuar fillimisht nëse diçka e tillë është thënë nga kanalet zyrtare të Qeverisë”.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
