Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit të djeshëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, kilometri i 27-të.
Policia ka njoftuar se rreth orës 07:47 kishte pranuar informacion për një aksident trafiku.
Sipas të dhënave në aksident janë përfshirë dy vetura civile, të drejtuara nga femra kosovare.
Si pasojë e përplasjes, dy femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, drejtuesja e dyshuar si shkaktare e aksidentit është dërguar në mbajtje.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren