Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit të konsumatorëve që kanë borxhe të papaguara, pavarësisht thirrjeve dhe afateve të përsëritura për pagesë.
Sipas njoftimit të kompanisë, vetëm gjatë ditës së sotme janë realizuar gjithsej 47 shkyçje, të shpërndara në këto njësi: Prizren – 31 shkyçje, Suharekë – 12 shkyçje dhe Malishevë – 4 shkyçje.

Nga KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren theksojnë se aksioni është pjesë e masave të vazhdueshme për përmirësimin e disiplinës së pagesave dhe garantimin e funksionimit normal të shërbimeve të ujësjellësit.
Po ashtu, kompania ka bërë të ditur se nuk do të ketë më asnjë formë tolerance apo faljeje për konsumatorët që nuk i respektojnë obligimet financiare ndaj kompanisë, duke ftuar qytetarët që të kryejnë pagesat me kohë për të shmangur masat ndëshkuese./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
