8.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

43 teste në rajonin e Prizrenit sot, 22 testime për raste të reja kontakti

Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren ka njoftuar se sot janë testuar 43 persona, prej tyre 22 janë raste për herë të parë si raste kontakti apo të dyshuara për COVID-19.

Sipas njoftimit, janë bërë 3 ritestime për të dytën herë brenda 24 orëve, një nga Prizreni, një nga Suhareka dhe një nga Malisheva.

Po ashtu, në njoftimin e tyre në “Facebook”, kanë bërë të ditur se 18 ritestime janë bërë për personat që kanë qenë 14 ditë në vetizolim, prej tyre 15 nga Prizreni, 2 nga Rahoveci dhe 1 nga Suhareka.Kujtojmë se deri më tani numri i të prekurve me coronavirus në vend ka arritur në 884, prej tyre 655 të shëruar dhe 28 të vdekur.

 

Më Shumë

Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Të dielën do të ndërrohet ora dimërore. Ndërrimi i orës bëhet në orën 02:00 të mëngjesit, kur akrepat do të lëvizin 60 minuta para. Me...

Drini i Bardhë kërkon të forcojë pozitën ndaj Kosovës VR

Në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës, KF Drini i Bardhë do të përballet këtë të diel me KF Kosova VR, në një...

Lajmet e Fundit