Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren ka shënuar një angazhim të theksuar gjatë vitit 2025 në fushën e restaurimit, konservimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, duke ndërhyrë në dhjetëra asete me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
Sipas njoftimit të QRTK Prizren, gjatë këtij viti janë hartuar gjithsej 9 projekte restauruese dhe konservuese, ndërsa edhe 5 projekte të tjera ndodhen në faza të ndryshme përgatitore. Paralelisht, ka nisur zbatimi i 8 projekteve të reja restauruese-konservuese, si dhe janë vazhduar punimet në 13 asete të trashëgimisë kulturore të bartura nga viti paraprak, raporton PrizrenPress.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe masave preventive dhe ndërhyrjeve emergjente. Në këtë kuadër, janë realizuar ndërhyrje në 4 asete të rrezikuara, duke ndikuar drejtpërdrejt në stabilizimin e gjendjes së tyre dhe në uljen e numrit të aseteve të përfshira në listën e rrezikut.
Nga QRTK Prizren bëhet e ditur se të gjitha ndërhyrjet janë realizuar në përputhje me standardet profesionale të restaurimit dhe konservimit, me mbikëqyrje të vazhdueshme në terren nga stafi profesional i institucionit.
“Këto rezultate dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të QRTK Prizren për mbrojtjen, ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore për gjeneratat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
