Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale të ujësjellësit.
Vetëm gjatë këtij muaji janë realizuar gjithsej 28 shkyçje: 7 në Prizren, 20 në Suharekë dhe 1 në Malishevë.
“Nuk do të ketë asnjë formë tolerance apo faljeje ndaj konsumatorëve që keqpërdorin ujin e pijshëm apo realizojnë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit. Ftojmë të gjithë konsumatorët që të respektojnë rregullat, të legalizojnë lidhjet dhe të kryejnë obligimet e tyre me kohë, në mënyrë që të sigurohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm me ujë të pijshëm për të gjithë”, thekson kompania./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
