Rrëshqitjet e gurëve dhe dheut që ndodhin shpesh përgjatë rrugës Prizren-Reçan, sidomos në kohë me lagështirë, paraqesin problem për udhëtarët.
Pak metra pa u futur në fshatin Reçan, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, tash e dy ditë. Intervenimi në pastrimin e rrugës u vonua për shkak të një shtylle elektrike, që paraqiste rrezik për operatorin e kontraktuar.
“Kjo rrugë është jashtëzakonisht e rrezikshme, ngase ka rrëshqitje të dheut dhe të gurëve nga lartësia. Edhe pse ekipet kompetente janë ne terren duke e pastruar rrugën, serish nuk mjafton, ngase punëtorët janë të pakët në numër. Pjesa më e rrezikshme është rruga e ashtuquajtur katërdhjetë bunarët deri në Reçan”, tha Adem Hajriç, shofer taksie.
Policia rajonale e trafikut është duke e mbikëqyr qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që bën thirrje për kujdes të shtuar.
Pas intervenimit të KEDS-it për largimin e shtyllës së tensionit të lartë, Ministria e Infrastrukturës, përmes kontraktorit për mirëmbajtjen e rrugës tashmë kanë nisur sanimin e këtij problemi./rtk
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
